Bota Marina amerikane porosit 9 nëndetëse bërthamore për 22 miliardë dollarë

Marina amerikane porosit 9 nëndetëse bërthamore për 22 miliardë dollarë

Marina e Shteteve të Bashkuara firmosi kontratën më të madhe për mjete detare të hënën, duke porositur 9 nëndetëse për 22 miliardë dollarë.

Mjetet lundruese nënujore, të cilat kanë kapacitete bërthamore janë më të zhvilluarat në botë nga ana teknologjike. Vendimi u mor vetëm pak muaj pasi shefi i Marinës për Paqësorin paralajmëroi për praninë masive të Kinës në atë zonë dhe pamundësinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur.

“Kjo marrëveshje është edhe përgjigja më e madhe e rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës dhe veprimeve agresive të saj në Paqësorin perëndimor”, tha Carl Schuster, ish-drejtor i operacioneve në Qendrës së Inteligjencës në Komandën Amerikane të Paqësorit.

Nëndetëset kanë kapacitete luftarake kundër nëndetëseve te tjera, anijeve dhe objektivave tokësorë, por gjithashtu janë në gjendje të kryejnë operacione për mbledhje të të dhënave. 18 prej tyre janë tashmë në shërbim të Marinës dhe 10 të tjera janë duke u ndërtuar.

Por 9 nëndetëset e reja, të cilat mund të bëhen edhe 10 sipas një klauzole në kontratë, kanë kapacitete të përmirësuara, pasi mund të mbajnë dhe të lëshojnë 40 predha Tomahawk, krahasuar me 12 që kanë nëndetëset e deritanishme. Ato gjithashtu mund të prodhojnë vetë ujin dhe oksigjenin që i duhet dhe mund të qëndrojnë nën ujë për disa muaj me radhë. Nëndetëse do t’i dorëzohen Marinës amerikane brenda vitit 2025.