Marjana Kondi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer eksperiencën e saj me Covid-19. Ajo ka treguar se në fillim pasi e bëri tamponin e kapi paniku, por pasi komunikoi me doktor Pëllumb Piperon ajo u qetësua dhe ndoqi këshillat e tij.
Marjana Kondi: Filloi prapë mendja po sikur të vdes, po sikur ashtu po sikur ashtu. Kur më ra një telefon. Alo i thashë, ishte doktor Pipero, sikur ra Zoti nga qielli. Më tha ç’ke që bëhesh alarmante, i thashë kam hall se kështu-kështu. Më tha nuk duhet të dëgjosh dhe të shikosh absolutisht fare televizor dhe të njerëzit. Do dëgjosh vetëm mjekun profesionist. Do rrish në shtëpi dhe do më marrësh mua çdo mëngjes në telefon. Nëse ti nuk i zbaton këto gjërat, ki kujdes më tha se mund të ndodhë edhe ndonjë gjë e keqe.
Mirela Milori: Si e kaloje ditën?
Marjana Kondi: E kalova shumë lehtë, e merrja Piperon çdo mëngjes, i thoja kam atë kam këtë, i thashë një herë po sikur të pi dhe kafe? Më tha ta pish që çke me atë punë. I thashë do ta pi tek shkalla me komshien. Jemi 4 veta që rrimë tek pjesa e korridorit, unë rrija lart, por rrija prapë me këtë përballë që më bënte kafen, bëja muhabet dhe harroja ndonjëherë që jam e sëmurë. Si duket gjendja psikologjike e njeriut ka të bëjë shumë. Duhet të përkushtohesh karshi vetes, të marrësh mjekimin që të thotë mjeku, jo të dëgjosh të ndodh kjo apo të ndodh ajo. Ndoshta është edhe me kismet, ndoshta është edhe me imunitetin dhe natyrën e njeriut, por Covidin unë ia dedikoj profesor Pëllumb Piperos.