Politika Mark Marku do të jetë drejtues politik i PD-së në Lezhë

Mark Marku do të jetë drejtues politik i PD-së në Lezhë

Mark Marku do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka caktuar pedagogun e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, drejtues politik të këtij qarku.

Prej gati 10 vitesh, që nuk ishte pjesë e Kuvendit, Marku rikthehet në politikën aktive. Ai ishte pjesë e Komisionit të vlerësimit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ku pati dhe debate për lënien jashtë të disa figurave kryesore të PD-së, mes tyre Tritan SShehu dhe Ervin Salianji.

Përballë tij në Lezhë, Marku do të ketë ish-ministren e Arsimit, aktualisht deputeten e PS-së, Lindita Nikolla.

Deri tani, Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Durrësi do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Elbasan, Gazmend Bardhi, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.