Extra Mark Zuckerberg fiksohet pas dekoltesë të të dashurës së Jeff Bezos (FOTO)

Mark Zuckerberg fiksohet pas dekoltesë të të dashurës së Jeff Bezos (FOTO)

Lauren Sánchez dhe Mark Zuckerberg, në inaugurimin e Trump

Mark Zuckerberg duket se nuk ishte fort i përqendruar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump. Fotot e shkrepura gjatë eventit tregojnë se ai ishte i “shastisur” nga Lauren Sánchez, ose më saktë nga gjoksi i saj.

Zuckerberg vështronte me kërshëri gjoksin e Lauren Sánchez, teksa ajo ishte krah parterit të saj Jeff Bezos. Çifti ndërkohë ishte duke biseduar me dhëndrin e Donald Trump. 55-vjeçarja duket se nuk e kishte vërë re “syrin soditës” të themeluesit të “Facebook”.

Ish-spikerja e lajmeve u pa në ceremoninë e betimit të Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve e veshur me një kostum të bardhë.

Veshja e saj elegante spikati, megjithatë dhe kritikat nuk mbetën pas për gjoksin e ekspozuar në një ceremoni zyrtare.

Lauren Sánchez dhe Mark Zuckerberg, në inaugurimin e Trump