Sport Marotta përgatit “stërkëmbëshin” e rradhës për Juven

Marotta përgatit “stërkëmbëshin” e rradhës për Juven

E tashmja është Lukaku e Dzeko, e ardhmja Federico Chiesa. Projekti i drejtuesve të Interit dhe i trajnerit Antonio Conte sheh më larg se një sezon. Klubi po mendon seriozisht për të mbyllur marrëveshjen me Fiorentinën për Federico Chiesën.

Është e vërtetë që Juventusi ka pëlqimin e lojtarit, por është gjithashtu e vërtetë që marrëdhëniet mes klubit vjollcë dhe atij bardhezi nuk kanë qenë ndonjëherë optimale, nga kjo po kërkon të përfitojë Interi që ka nisur bisedimet. Gjithsesi bëhet fjalë për një transferim që do të finalizohej vetëm verën e ardhshme sepse në lidhje me sezonin që do të nisë më 24 gusht drejtuesit e klubit toskan  e kanë bërë të qartë që 21-vjeçari nuk do të lëvizë nga Firenze.

Fiorentina e vlerëson kartonin e sulmuesit jo më pak se 70 milionë euro dhe mbi këtë bazë kanë nisur edhe negociatat me zikaltërit. Probemi i vetëm për Interin është vullneti i Chiesës. Italiani ka një kontratë me klubin vjollcë deri në vitin 2022 në krahun tjetër Juventusi i ka premtuar 5 milionë euro në sezon, megjithatë ziklatërit kanë një vit kohë për ta bindur futbollistin të pranojë ofertën e tyre, me klubin nga Milano që është  gati t’i rrëmbejë një tjetër objektiv Juventusit.