Gjatë Këshillit të Atlantikut, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja Ilva Tare për marrëveshjen e Italisë për emigrantët. Sipas marrëveshjes, 3000 mijë emigrantë do të vijnë çdo muaj në Shqipëri në një qendër pritjeje të financuar nga Italia.
Gazetarja e pyeti Ramën se si do të trajtohet kjo marrëveshje në kuadrin ligjor ndërkombëtar e evropian që mbron të drejtën e azilit dhe çfarë përgjigjeje ka ai për kritikët e saj.
Edi Rama: Për të korrigjuar pak, për t’i thënë gjërat siç duhet të jenë, është një qendër dhe është një tjetër terminal pritjeje në kufi ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces kaq anti-italian dhe do të punojë si një orë zvicerane që do të thotë që çdo muaj do përpunohen 3000 që do tu lënë vend 3000 të tjerëve dhe që gjatë vitit do të shkojnë në 36 mijë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt.
Megjithatë, edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje migrantësh do të ketë vetëm 3000 vende, është një qendër vetëm për 3000 persona. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret që Bashkimi Evropian ka hartuar për mënyrën se si duhet të jenë këto qendra, si duhet të funksionojnë në të njëjtën kohë. Marrëveshja është 100% në kuadrin e së drejtës së BE e kritereve të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje.
Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë është një dhe e vetme, Shqipëria nuk është anëtare e BE, ja pse kjo është konsideruar, është quajtur me gjithë emrat më të papërshtatshëm nga Guantanamo, nga shkelje e të drejtave ndërkombëtare e gjithçka tjetër. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë midis Italisë dhe një vendi tjetër të BE, askush nuk do të kishte humbur një minutë për t’u marrë me të dhe harroje që të zinte kaq shumë kohë e kaq shumë hapësirë në ekranet e njerëzve për t’u folur, por mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve të cilët nuk janë anëtarë të BE, ndërkohë që vendet që janë anëtarë të BE, hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë, ne nuk jemi. Thjesht i shoh të gjitha këto komente e të gjithë kritike me një lloj keqardhejeje, por nuk është se ka ndonjë rëndësi.