Kryesore Marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama: Investimi nuk vjen nga qielli. Hapet...

Marrëveshja për Portin e Durrësit, Rama: Investimi nuk vjen nga qielli. Hapet një front i ri punësimi

Pas firmosjes së marrëveshjes për projektin e “Durrës Yacht & Marina” mes qeverisë shqiptare dhe Emaar Properties, do të nisë puna në kantier dhe do të hapet një front i ri punësimi. Kryeministri Edi Rama pranoi se procesi për projektin e Portit të Durrësit ka qenë i vështirë, por tashmë i hapet rruga transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit në një treg të gjerë ndërkombëtar.

“I hapet rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë me shumë yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës sot ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së një fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotivë që do të sjellë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik por edhe në treg shumë të gjerë në atë ndërkombëtare që do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme por edhe punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye. Do të sjellë në vend njerëz jo vetëm nga Durrësi por edhe të tjera për të punuar në Shqipëri. Për natyrën dhe ambicien e këtij investimi është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit që është marramendëse për nga kërkesa dhe larmia e pafundme e aktorëve. Durrës marina duhet të bëjë realitet të gjitha ato që ne i dimë që është më i madhi në histori”.

Në fjalën tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama tha se ky investim vjen për shkak të besimit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë turistike.

“Ky investim vjen jo nga qielli por i vendosjes së një baze të re dhe një themeli për Shqipërinë turistike të së nesërmes. Një vend që krijon besim dhe shfaq një potencial të jashtëzakonshëm dhe modeli i zhvillimit nga aspekti i qëndrueshmërisë në raport me mjedisin. Pak është folur për transformimin e vijës bregdetare që është vijë e stërndotur nga shumë dekada nga mbetjet e anijeve ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë. Investimi do të transformojë të gjithë parametrat në një nga zonat më të ndotura në zemër të qytetit më të madh turistik të vendit dhe do të sjellë zgjidhje të reja për energjinë eficencën energjetike dhe për të garantuar energji të lirë për ata që do të shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të tyre.

Këtë investim do ta gëzojnë shqiptarët jo vetëm për impaktin por edhe atë që do të ofrojë. Shqiptarët do të krenohen nesër për këtë flamur të ri të ndryshimit e transformimit që ngulet në unazën mesdhetare”.