Aktualitet Marrëveshja, Rama: 50 mijë doza Sputnik brenda 10 ditëve

Marrëveshja, Rama: 50 mijë doza Sputnik brenda 10 ditëve

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e kësaj të marte arritjen e marrëveshjes për të marrë 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik. Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se këto vaksina do të vijnë brenda 10 ditëve..

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan Rama.