Politika “Marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi”, Rama reagon pas...

“Marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi”, Rama reagon pas deklaratës së ambasadores Kim

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se “shpreson që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”.

Kryeministri Edi Rama duke rënë dakord me deklaratat e ambasadores, citoi një thënie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

Ambasadorja Kim tha sot se “reforma në drejtësi është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”.