Politika “Marrëveshje prapa krahëve”, reagon Soreca: Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur

“Marrëveshje prapa krahëve”, reagon Soreca: Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur

Edhe ambasadori  i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pas deklaratës së shprehur publikisht nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi.

Në një reagim në “Twitter”, Soreca theksoi se reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet, ndërsa shtoi se nuk është momenti për të rihapur diskutime për bazat e saj.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan Soreca.