Kuriozitete Marsi, planeti i parë që ka patur jetë në sistemin diellor?

Marsi, planeti i parë që ka patur jetë në sistemin diellor?

Shenjat e para të jetës mund të jenë shfaqur në planetin Mars.

Në këtë përfundim del një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës ku studiuesit besojnë se rreth 4.5 miliardë vite më parë kishte ujë të mjaftueshëm në Planetin e Kuq aq sa të formonte një oqean të tërë. Ky studim tregon se oqeanet që mbuluan Marsin ishin të paktën 300 metra të thellë.

“Studimi ynë tregon se dy nga përbërësit e rëndësishëm që mund të çojnë në zhvillimin e jetës ishin të pranishëm në Mars. Dhe këto janë uji dhe kimia organike komplekse. Pra, pa këta dy përbërës, nuk do të ishte e mundur të zhvillohej jeta në një planet”, ka thënë profesori Martin Bizzarro.

Ai beson se kjo është një provë e fortë se kushtet që lejojnë shfaqjen e jetës ishin të pranishme në Mars shumë përpara Tokës.

Shkencëtarët studiuan fragmentet e meteoritëve të kores së Marsit të gjetura në Tokë, produkt i një asteroidi ose komete që përplaset në Mars aq fort sa shkëmbinjtë dhe mbeturinat e tjera u nisën në hapësirë ​​miliarda vjet më parë, duke u ulur përfundimisht në Tokë.

Marsi është shumë më i vogël se Toka dhe nuk ka të njëjtat pllaka tektonike që janë në lëvizje të përhershme në brendësi të Tokës. Kjo ka bërë që të fshihen të gjitha dëshmitë e asaj që ndodhi në 500 milionë vitet e para të historisë së planetit tonë.