Bota Martin Shkreli kërkon lirimin nga burgu për të punuar për një vaksinë...

Martin Shkreli kërkon lirimin nga burgu për të punuar për një vaksinë kundër koronavirusit

Ish-drejtori ekzekutiv i “Prospero Pharmaceutical”, Martin Shkreli, i cili është duke vuajtur një dënim me 7 vjet burg për mashtrim, mendon se mund të gjejë një medikament që trajton koronavirusin dhe për këtë arsye kërkon një lirim nga burgu për vetëm 3 muaj.

Në një kërkim prej 11 faqesh të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë së krijuar nga Shkreli në 2015, biznesmeni rendit 8 medikamente ekzistuese të cilat sipas tij mund të përdoren për të luftuar Covid-19.

Kërkimi ka si autorë, Kefin Mulleady, ish bashkëpunëtor i Martin Shkrelit dhe dy shkencëtarët Maureen Lohry dhe James Rondina, të cilët edhe më parë kanë punuar në kompanitë e drejtuara nga shqiptari.

Avokati i Shkrelit kërkon nga autoritetet një lirim të përkohshëm të klientit të tij që të mund të shkojë në laborator për të punuar rreth këtij ilaçi. Brafman shton se nuk është problem edhe nëse ai shoqërohet në ambientet e punës nën masa të rrepta sigurie.