Extra Martohet Rita Ora! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe mbiemrin

Martohet Rita Ora! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe mbiemrin

Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër. Daily Mail raporton se këngëtarja 31-vjeçare ka ndryshuar edhe mbiemrin dhe tashmë do të njihet si zonja Waititi-Ora.

Këngëtarja tha “Po, pranoj!” në një ceremoni intime në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private që të jetë e mundur”, tha një burim për The Sun.

Krijuesja e hitit Hot Right Now dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ish-çifti janë bashkë prindër dy vajzave Te Hinekāhu, 10 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, gjashtë.