Bota Masakër në Kanada, dentisti i maskuar si polic vret 16 persona

Masakër në Kanada, dentisti i maskuar si polic vret 16 persona

Një person i maskuar si një oficer policie vrau 16 persona në Kanada ditën e diel, në një masakër që zgjati rreth 12 orë, ku autori shkonte dhe i qëllonte viktimat në shtëpitë e tyre dhe më pas iu vinte flakën.

Autoritetet raportojnë se kjo është një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit dhe informojnë se autori i vrasjeve u ekzekutua nga policia.

Trupat e disa personave u gjetën brenda dhe në oborr të banesave të tyra në qytetin e vogël rural të Portapique, rreth 90 kilometra në veri të Halifax. Mes viktimave është dhe një oficere policie.

Sipas policisë, autori i vrasjeve Gabriel Wortman, një 51-vjeçar më profesion dentist i ka shënjestruar viktimat e para dhe më pas ka qëlluar njerëz të rastësishëm.

Masakra e Wortman zgjati rreth 12 orë, ndërsa ai vinte përqark Nova Scotias me uniformë dhe makinë policie duke qëlluar njerëzit.

Ngjarja në Nova Scotia është më e rënda që nga 6 dhjetori i vitit 1989, kur një njeri i vetëm qëlloi për vdekje 14 studente në shkollën politeknike të Montrealit.

”Është shumë herët për të gjetur motivin e ngjarjes, por incidenti nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin”, theksoi Lucki.