Aktualitet Masakra e Matit, reagon Basha duke politizuar ngjarjen

Masakra e Matit, reagon Basha duke politizuar ngjarjen

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat ku kryeplaku i fshatit Shëlli vrau tre persona dhe plagosi një tjetër për motive fare të dobëta, ato të një ndërtimi rruge.

Mbi çështjen ka reaguar kryetari i opozitës Lulzim Basha ku ndër të tjera shton se kjo është një provë tjetër e degradimit të shtetit.

Postimi:

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.”