Bota Masakra e xhamisë së Madhe të Mekës më 1979, zbulohet se sauditët...

Masakra e xhamisë së Madhe të Mekës më 1979, zbulohet se sauditët përdorën mercenarë francezë

Një raport i publikuar nga rrjeti Al Jazeera hedh dritë mbi disa fakte të mohuara deri më tani për atë që quhet Kryengritja e xhamisë Al-Haram në Mekë, në vitin 1979. Sipas dokumenteve të cituara nga ky rrjet, sauditët përdorën mercenarë francezë për të shtypur rebelimin e drejtuar nga një ushtarak, Juhayman ibn Muhammad ibn Sayf al-Otaybi, kundër monarkisë saudite dhe shtëpisë Al Saud.

Rrethimi i xhamisë nga ushtria saudite zgjati më shumë se dy javë dhe më pas forcat speciale ndërhynë. Ky ka qenë version zyrtar. Mirëpo tani zbardhet se sauditët kërkuan ndihmën e pilotëve amerikanë dhe mercenarëve francezë për të zgjidhur situatën. Lidhjen e vendosi ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, që u takua me kreun e Njësive Speciale Franceze, Paul Barrell.

“Barrell i kërkoi autoriteteve të vendit të tij që të dërgonin dy mijë bomba me gaz… Presidenti francez urdhëroi që Barrel të merrte atë që kërkonte, ndonëse sauditët kërkonin 10 herë më shumë”, citon raporti.

Është po ky ushtarak francez që deklaron se ndryshe nga version zyrtar sipas të cilit në fazën e ndërhyrjes u vranë 300 veta, mes të cilëve 26 pelegrinë, në të vërtetë numri i viktimave ishte shumë më i lartë; 5000 të vrarë, nga të cilët 3000 pelegrinë. Vetë Al-Otaybi u ekzekutua në publik në Mekë më 9 janar 1980, kurse 63 bashkëpunëtorë të tij u ekzekutuan në fund të atij viti.