Bota Masakra në Zelandën e Re, rrëfimi i një burri që iu vra...

Masakra në Zelandën e Re, rrëfimi i një burri që iu vra gruaja

Mediat botërore vijojnë të raportojnë për historitë personale të viktimave nga sulmi terrorist ë premten më 18 mars në Christchurch, Zelanda e Re, ku 28-vjeçari australian Brenton Tarrant u fut në dy xhami duke vrarë 50 besimtarë.

Një shkrim nga CNN përshkruan tragjedinë e një çifti të ri të martuar me prejardhje nga India, Abdul Nazaire dhe Ansi Alibavu.

Për fat të keq, Ansi ishte një nga viktimat.

Abdul dhe Ansi erdhën nga India në Zelandën e Re vitin e kaluar. Ansi kishte synimin e përfundimit të një studimi master për agrobiznes, ndërsa burri i saj filloi të punonte në një dyqan lokal.

Ansi ishte në gjendje të përfundonte studimet duke shpresuar të bashkohej me Abdul në gjetjen e një pune të paguar mirë në Zelandën e Re.

Por sulmi terrorist ndaj besimtarëve në dy xhami ka ndryshuar gjithçka.

Në kohën e sulmit, të dy ishin në lutje në një nga xhamitë.

Abdul rrëfeu pas tragjedisë: “Papritmas njerëzit filluan të binin, unë mund të shihja gjak në veshjet e njerëzve të tjerë”.

Sipas tij, ai u përpoq të gjejë gruan e tij që thjesht e humbi nga shikimi në kohën e sulmit, e që pastaj pati një tronditje për të.

Më vonë ai e pa Ansin të shtrirë në rrugë. Për fat të keq, policia konfirmoi se Ansi është një nga 50 viktimat e sulmit terrorist.

Studimet master përfunduan tre javë përpara se të ndodhte ky sulm. Abdul e përshkroi gruan e tij 25-vjeçare si një person i dashur dhe të zgjuar, sipas BBC.