Aktualitet Masat kundër COVID, Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri në 14...

Masat kundër COVID, Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri në 14 Dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 Dhjetor.

Policia Kufitare njofton se “autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020”.

Deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës fton të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.