Bota Mashtroi botën duke u hequr si invalid, madje mashtroi edhe Papa Françeskun

Mashtroi botën duke u hequr si invalid, madje mashtroi edhe Papa Françeskun

Për 12 vjet radhazi arriti t’i mashtronte të gjithë. Duke nisur nga të afërmit, mediet, madje edhe Vatikanin, ku vetë papa Françesku e kishte pritur në një audiencë private.

”Paraplegjiku mashtrues u arrestua më në fund dy ditë më parë nga policia e Firences për mashtrim të rëndë”, raportuan sot mediet italiane.

I gjithë ky trillim nisi në 2007, zbulon një prej tyre për “La Repubblica”, kur ky 50-vjeçar vendos të simulojë një aksident.

Ai i kërkon një prej miqve të tij të shtirej sikur e përplasi me makinë. Ai më pas arrin të sigurojë një certifikatë të rreme mjekësore, me të cilën ai mashtroi edhe të gjithë mjekët që do ta ndiqnin më pas.

Mashtrimi shkon edhe më tej.

Në vitin 2014, ai nuk stepet aspak por i shkruan një letër papa Françeskut, ku i tregon gjerë e gjatë vështirësitë e përditshmërisë së një invalidi.

I prekur nga historia, Sovrani i Shenjtë pranon ta presë në audiencë private. Momenti madje është kapur edhe nga një fotograf. Para mediave, paraplegjiku mashtrues shfaqet i emocionuar.

“Papa më rihapi qiellin”, ishte shprehur ai.

Por, i mërzitur nga gjithë ky trillim, ai i kthehej shkujdesur rutinës së përditshme ku ra në kurth nga shumë fotografi dhe video të kapura pa dijeninë e tij nga policia e Firences.

Dëshmia e vlefshme e një punonjësi që kishte punuar më parë në shtëpinë e tij konfirmoi rezultatet e hetimit. Në shtëpi, burri ishte shumë normal pa asnjë problem shëndetësor, apo në një foto ku shihej duke zbritur nga avioni ndërsa zbriste shkallët pa asnjë vështirësi, ai u arrestua të martën nga policët.