Sport Mavraj vendos të ardhmen, rikthehet në “shtëpi”

Mavraj vendos të ardhmen, rikthehet në “shtëpi”

Përfundojnë dilemat rreth së ardhmes së Mërgim Mavrajt. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka gjetur skuadrën e re. 33-vjeçari është zyrtarisht lojtari më i ri i Greuther Furth në Bundesligën 2 gjermane.

Transferimi u zyrtarizua nga klubi dhe futbollisti, i cili nëpërmjet një video përshëndeti fansat për rikthimin në skuadrën ku u bë i famshëm. Mavraj u aktivizua me klubin bavarez nga viti 2011 deri më 2014-ën, kur vendosi të transferohej te Koln, për të luajtur në elitën e futbollit gjerman.

Greuther Furth pritet t’i rikthejë Mavrajt stabilitetin e munguar në sezonin e fundit, me mbrojtësin që fillimisht luajti me Arisin e Selanikut, për t’u transferuar te Ingolstadt.