Extra “Max” dhe “Berla”, dy qentë anti-Covid të karabinierëve në Itali

“Max” dhe “Berla”, dy qentë anti-Covid të karabinierëve në Itali

Quhen ‘Max’ dhe ‘Berla’ dy qentë pastorë gjermanë që janë trajnuar në Itali për të zbuluar personat e infektuar me koronavirus. Ky është një eksperiment, i cili ka nisur në Itali prej muajit prill mes Universitetit të Milanos, spitalit Sacco dhe Armws së Karabinierëve të Firences.

Dy qentë nisën të nuhasin djersën e marrë nga persona të infektuar me koronavirus. Duke u mbështetur te aftësitë e tyre të shkëlqyera nuhatëse, ata nisën të zbulojnë personat e infektuar.

Trajnimet u zhvilluan në ambientet e brendshme të spitalit, pa pasur shpërqendrime nga aroma të tjera.

“Dëshirojmë që qentë të jenë mbështetje në këtë situatë, jo të zëvendësojnë mjetet aktuale që kemi. Është hera e parë që arrihen këto rezultate në Europë”, tha profesoresha Maria Rita Gismondo.