Politika “Mbaje edhe teseren e PD-së, edhe lopën e PS-së”: Rama përballë Bashës

“Mbaje edhe teseren e PD-së, edhe lopën e PS-së”: Rama përballë Bashës

Dy ditë më parë, Lulzim Basha ishte në Kavajë për të mbledhur njerëz për protestën e 18 shkurtit.

Por, ajo që ndodhi ishte diçka e shëmtuar dhe brutale.

Njerëzit që shoqëronin Bashën dhunuan dhe morën zvarrë një militant të hershëm të PD-së, pse ai mbrojti punën e Elvis Roshit në Kavajë.

Edi Rama ndërkohë, ditën e djeshme ka qenë në Kukës bashkë me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ai ka shpërndarë disa lopë për familjet që i kishin humbur ato nga sëmundjet.

Me fermerët e Has-it për të ndjekur nga afër operacionin e zëvendësimit të çdo lope të humbur fundvitin e shkuar; me lopë të reja që janë përzgjedhur në Danimarkë, që i përshtaten më së miri karakteristikave të zonës dhe arrijnë deri në 22 litra prodhim qumështi krahasuar me 5-8 litra të lopëve të humbura.

Ky operacion është pjesë e paketës më të madhe të solidaritetit që qeveria akordoi fundvitin e shkuar, ku përveç bonusit për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar, u përfshi edhe dëmshpërblimi i plotë i familjeve të prekura nga përmbytjet në vite”, shkruan Rama, që ka postuar edhe fotot e mëposhtme.

Ndërsa Rama po takonte banorët e zonës, një prej tyre i tha se ishte me Partinë Demokratike.

Rama, pasi i rrahu shpatullat, i tha me humor:

Shumë mirë, mbaj edhe teseren e PD-së, edhe lopën e PS-së”.

Ndërsa Basha, ndryshe nga Rama, rrinte e shikonte si merrnin zvarrë atë qytetarin në Kavajë, pa thënë asnjë fjalë, vetëm pse mbrojti Roshin.