Sport Mbappe, Neymar dhe 3 yje të tjerë, formacioni i PSG për të...

Mbappe, Neymar dhe 3 yje të tjerë, formacioni i PSG për të fituar Champions League

Paris SG po mendon të ndërtojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm, me synimin e vetëm fitimin e Champions League, trofeut aq shumë të dëshiruar nga Sheikët.

Klubi francez, jo vetëm që nuk ka ndërmend të shesë Neymar apo Mbappe, por po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për Toni Kroos. Gjermani pëlqehet veçanërisht nga trajneri Tomas Tuchel, i cili beson se ai është lojtari i duhur për mesfushën.

Por nuk mbaron këtu. PSG po mendon të rreshtojë krah Kroos dhe Verrati edhe kampionin e botës N’Golo Kante, i cili nuk ndihet mirë te Chelsea, ku është spostuar nga pozicioni i tij natyral prej trajnerit Maurizio Sarri.

Në sulm, Edinson Cavani është pranë lamtumirës dhe në vend të tij pritet të vijnë Antoine Griezmann. Francezi dëshiron të largohet nga Atletico dhe PSG ka gati një vend për të në majën e një “tredhëmbëshi” me Neymar e Mbappe në krah.