Kryesore Mbappé show dhe Giroud: Franca kalon pa probleme Poloninë dhe pret biletën...

Mbappé show dhe Giroud: Franca kalon pa probleme Poloninë dhe pret biletën për në çerekfinale

Giroud dhe dopieta e të zakonshmit Mbappé, kështu Franca pret biletën për në çerekfinalet e Botërorit në Katar.

Fitore e lehtë në “Al Thumama” për skuadrën e Didier Deschamps që rreziqet e vetme i kaloi në pjesë e parë me dy raste të Zielinskit dhe Lewandowskit dhe më pas kontrolloi çdo detaj duke shënuar fillimisht me një gol të denjë për një bomber si Giroud dhe më pas me rrjetën e Mbappe që nuk i dha asnjë mundësi portierit Sczezny.

Kishte kohë edhe për një gol tjetër të sulmuesit të PSG që sigloi të pestin këtë kampionat duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve me 5 rrjeta. 9 gola për Francën këtë Kupë Bote ku 3 të tjerë i ka sigluar Giroud. Në fund, Lewandowski realizoi një 11-metërsh që nuk ndikoi aspak në fatin e ndeshjes së vulosur tashmë.

Asnjë histori në një ndeshje ku dha shumë edhe Griezmann, ndërsa Dembele në krahun e djathtë të sulmit mori minuta që nga fillimi duke dhënë sinjale të rëndësishme ndërsa në të dytën Thuram, djali i Lilian që në vitin 1998 fitoi botërorin, hyri në fushë duke i shtuar një element tjetër të ri skuadrës së botërorit. Ndeshjen çerekfinale, Franca do ta luajë me fituese e çiftit Angli-Senegal.