Sport Mbappe sulmon Neymar: Ky barbon nuk më pason topin

Mbappe sulmon Neymar: Ky barbon nuk më pason topin

Ka tension në shtëpinë e Paris Saint-Germain, pavarësisht një kampionati të dominuar.

Përplasja e radhës ka qenë mes Neymar dhe Mbappe, një episod që evidenton qartë mungesën e harmonisë në fushë mes dy yjeve të PSG-së. Në ndeshjen e fundit, atë me Montpellier, i takoi Mbappe dhe jo Neymar të dilte për t’u zëvendësuar, francezi nuk duroi më dhe ka fajësuar brazilianin se nuk i pason topin, e duke e etiketuar “barbon”, sipas rindërtimit që bën e përditshmja Le Parisien.

Leximi i gjuhës së buzëve i realizuar nga kamerat e Canal Plus gjatë ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Montpellier, konfirmon irritimin e Mbappe që u la në hije edhe nga Messi në Champions League, ndaj Bryzh.

I takon stafit teknik të gjejë zgjidhjen, jo vetëm për të gjetur qetësinë për takimet e radhës, por edhe për të evituar që të kompromentohen edhe ato pak mundësi që Mbappe të rinovojë kontratën.

Sekuenca e Canal Plus është e qartë, sapo ulet në stol, Mbappe komenton me Gueye, autorin e golit të parë zëvendësimin dhe duke treguar nga zona shprehet: “ky barboni nuk më pason kurrë topin”.

Gjithçka në referim të një aksioni që ndodhi pas rreth një ore lojë, ku Neymar eviton asistin për francezin, dhe edhe për Di Marian, dhe tenton më kot një aksion individual.

Ishte episodi i radhës i një ndeshje ky Neymar dhe Mbappe luajtën pa ndihmuar njëri-tjetrin, siç tregon edhe aksioni i minutës së 35-të të pjesës së parë, ku Mbappe humbet topin i impenjuar në një driblim në zonë.