Kryesore Mbështetësit e PD-së i bllokuan rrugën, Rama: Janë bërë si enveristët!

Mbështetësit e PD-së i bllokuan rrugën, Rama: Janë bërë si enveristët!

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka prezantuar kandidatin për bashkinë e qytetit Flamur Golemin.

Por nga ana tjetër ai ka ironizuar demokratët që e pritën me protesta me në krye Tritan Shehun.

Kryeministri i ka quajtur ata enveristë që përpiqen të pengojnë ndryshimin e madh.

“Është për ta ardhur shumë keq që kundërshtarët tanë nuk janë përballë nesh nuk kanë kandidatë, nuk kanë program nuk kanë ide, nuk kanë asgjë për t’iu ofruar përveç Dashos së Lazaratit me nja 20 vetë dhe me Tritan Shehun nga pas që janë tek rruga dhe janë në anë të rrugës dhe janë bërë tamam si ata enveristët qorra dhe shurdhë që mblidheshin nga 50, 100 apo 200 veta rrugëve në ’91, ishin kokëboshë dhe nuk kuptoni faqe që bota ishte përmbysur dhe kërkonin të frenon gjithë atë dallgë të madhe dyshimi që krijoi bazën e zhvillimeve të mëtejshme demokratike.

Besoj se këtu ka njerëz që e kujtojnë atë kohë, atë kohë kur u krijua Partia Demokratike dhe u krijua Partia Socialiste dhe populli shqiptar e përqafoi me shumë pasion ndryshmin dhe disa humbameno mblidheshin nëpër cepat e rrugëve dhe përpiqeshin ta frenonin ndryshimin. Aq sa fituan ata në atë kohë, aq do të fitojnë edhe ata që janë atje tek rruga. Njëlloj do të jetë fundi i tyre. Aq sa mbahen mend ata , aq do të mbahen mënd këta kur vitet të kalojnë. E katandisën Partinë Demokratike dhe e lanë rrugëve”.

Më tej ai tha se Partia Socialiste ajo e cila do shpëtojë Gjirokastrën dhe nuk do i hapë rrugë opozitës.

“PS nuk do u hapë rrugë çetave dhe në 30 Qershor, ata dhe kushdo tjetër që nesër do dojë të merret me politike, do mësojë se kush shkel rregullat për të imponuar rregulla të reja me dhunë, presion përfundon rrugëve si ata”.