Kryesore Mbetet i lartë numri i viktimave nga Covid në Shqipëri

Mbetet i lartë numri i viktimave nga Covid në Shqipëri

Mbetet i lartë numri i viktimave për shkak të Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 20 pacientë duke e çuar numrin e viktimave 1,816 që prej fillimit të pandemisë.

Viktimat janë 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, dhe nga 1 qytetar nga Durrësi, Elbasani, Peqini, Kurbini,  Rrogozhina, Kavaja, Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Ka rënë lehtë  numri i të infektuarve gjatë 24 orëve, por edhe testimet janë ulur. Nga 2714 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë. Kryeqyteti vijon të mbajë numrin më të lartë me 310 raste, e ndjekur nga Librazhdi me 35 raste, Shkodër 33 dhe Tepelenë 28 raste.

Edhe në spitale numri i të shtruarve mbetet i lartë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 640 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.