Bota Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Vijon rritja drastike e rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Autoritetet fqinje kanë raportuar 10.010 infeksione ditore me Covid në 24 orët e fundit, përkundër 8804 rasteve që ishin dje. Norma e lartë e pozitivitetit i përgjigjet, 150.377 testimeve.

Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.

Po ashtu, Italia ka regjistruar 55 viktima, për një total prej 36.427 humbje jetësh nga nisja e pandemisë.

Rajonet më të prekura janë Lombardia (2.419), Kampania (1.261) dhe Piemonte (821).