Bota Mbi 114 000 studentë të pastrehë në Nju Jork

Mbi 114 000 studentë të pastrehë në Nju Jork

Mbi 114 000 studentë në qytetin e Nju Jorkut janë duke jetuar nga të afërmit deri tek shokët e tyre për shkak se janë të pastrehë.

Në raportin e publikuar në faqen web të Departamentit të Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se 114 593 studentë në vitin akademik 2018-2019 nuk kanë pasur një shtëpi të tyren.

Në raportin ku këta studentë përshkruhen si “të pastrehë” thuhet se kanë pësuar një rritje prej 40 000 persona brenda 10 viteve të fundit.

Më tej në raport thuhet se në vendbanimet e ndryshme të shtetit janë identifikuar edhe 33 961 studentë të pastrehë, duke bërë të ditur se me këtë numri i përgjithshëm i studentëve të pastrehë është 148 554.

Kim Sweet, drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Avokatët për Fëmijët”, tha se çështja e studentëve të pastrehë është një problem i madh.

Ndërkohë, Departamenti i Arsimit ka emëruar 100 punonjës të shërbimit social për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e studentëve të pastrehë.