Kryesore Mbi 2 mijë persona të infektuar me Covid në 24 orët e...

Mbi 2 mijë persona të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Më shumë se 2 mijë persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se nga 7378 testime që janë kryer, kanë rezultuar pozitivë me Covid 2029 qytetarë.

999 raste pozitive janë në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.

Dy pacientë të sëmurë me koronavirus humbën jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Viktimat janë një qytetare nga Berati 70 vjeçe dhe një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 17,783 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 751 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.