Kryesore Mbi 2300 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mbi 2300 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 2,383 të prekur nga COVID-19 nga 7,634 testime.

Thuajse 50% e rasteve janë në Tiranë (1,112).

Tashmë numërohen 23,593 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

134 pacientë po trajtohen në spital, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ditën e fundit ka pasur tre humbje jete, dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë.