Aktualitet Mbi 44 mijë euro në gomën rezervë, 41-vjeçari nga Berati nuk i...

Mbi 44 mijë euro në gomën rezervë, 41-vjeçari nga Berati nuk i shpëton policisë

Policia Kufitare e Kakavijës ka nisur hetim për një 41-vjeçar nga Berati pasi iu gjet një shumë e konsiderueshme parash në automjet.

A.N., banues në fshatin Moravë, Berat po udhëtonte për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës ku gjatë një kontrolli të detajuar u zbulua se kishte fshehur 44.500 euro në gamën rezervë.

Policia thotë se kaloi për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Honday” pas dyshimeve se mund të fshihej ndonjë send i paligjshëm në makinë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Gjirokastër, kanë nisur hetim për mos deklarim dhe pastrim parash ndaj 41-vjeçarit.

Nga paketimi i parave vërehet se ato janë tërhequr nga dy banka të nivelit të dytë në Tiranë vetëm pak ditë më parë.

Po sot, në pikën kufitare të Qafë Thanës një shtetasi rumun pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 euro.

Shuma e parave u sekuestruar pasi në bazë të ligjeve në Shqipëri, kur posedon një shumë mbi 10 mijë euro ajo duhet deklaruar para autoriteteve doganore dhe policore.