Nuk po ndalet më rritja e rasteve nga COVID-19 në Itali, duke marrë dimensione vërtet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 5372 raste të reja pozitive, pothuajse 900 më shumë se dje.
Viktimat e sotme nga pandemia kanë qenë 28, kundër 22 të bilancit të djeshëm. Personat aktualisht të infektuar në Itali janë më shumë se 70 mijë, ata në terapi intensive 387.
Pas disa ditësh, rajoni më i prekur ditën e sotme rikthehet Lombardia, që ka përjetuar një rritje të frikshme me 30% të rasteve. Janë 983 rastet e regjistruara vetëm në një ditë.
Në Kampanja janë regjistruar 769 raste, në Veneto 591, në Piemonte 401 raste, ndërkohë qenë Lacio situata duket më në kontroll, me 387 raste, kryesisht në kryeqytet.
Faktori i shpërndarjes së virusit, faktori R, në Itali ka kaluar sërish nivelin, 1, aty ku bëhet shqetësues për epideminë.
Sipas një raporti, rreth 77% të rasteve janë zhvilluar në ambientet shtëpiake, ndërkohë që 4.5% vjen nga aktivitete rekreative dhe vetëm 2.5 % nga shkollat.
Ndërkohë, guvernatori i Kampanjas, Vincenzo De Luca, deklaroi se rajoni mund të përjetojë karantinë totale në qoftë se rastet do të kalojnë1000 personat në ditë, dhe të shëruarit janë më pak se 200. Një hipotezë kjo, që me ritmet e ditëve të fundit mund të parashikohet në ditët në vijim.