Aktualitet Mbi 650 kandidatë për BKH/ Hajnaj: Vlerësimi i dosjeve do jetë transparent

Mbi 650 kandidatë për BKH/ Hajnaj: Vlerësimi i dosjeve do jetë transparent

Mbi 650 kandidatë kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit pranë byrosë kombëtare të hetimit për tu përzgjedhur si hetues pranë këtij institucioni.

Drejtoresha Aida Hajnajn në një deklaratë zyrtare, falenderoi të gjithë aplikuesit dhe theksoi se përzgjedhja e hetuesve do të jetë një proces i drejtë dhe transparent ku çdo dosje do të vlerësohet me objektivitet.

Kandidatët e përzgjedhur do të punojnë me prokurorët e posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit, ndërkohë që procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet edhe nga një komision ndërkombëtar ekspertësh.