Opinione Mbi marrëveshjen detare Greqi-Itali

Mbi marrëveshjen detare Greqi-Itali

Nga Evangelos Venizelos – Ish-ministër i Jashtëm i Greqisë

Me marrëveshjen e nënshkruar më 9 qershor 2020 mes Greqisë dhe Italisë, vija kufitare e marrëveshjes dypalëshe të vitit 1977 mbi demarkimin e shelfit kontinental të dy vendeve tani do të përdoret për delimitimin e zonave të tjera detare, në të cilat të dyja vendet kanë të drejtë të ushtrojnë sovranitetin e vet apo juridiksionin sipas ligjit ndërkombëtar.

Në terma praktikë kjo do të thotë se kur Greqia të deklarojë një zonë ekskluzive ekonomike, në përgjegjësi apo në një zonë specifike, ajo zonë duhet të jetë tashmë e delimituar dhe hapësira e saj do të jetë saktësisht e njëjta si ajo e shelfit kontinental të demarkuar që në vitin 1977. Neni 2 i marrëveshjes parashikon se nëse një nga palët nënshkruese vendos të deklarojë një zonë detare, praktikisht një ZEE, ajo është e detyruar të informojë palën tjetër sa më shpejt të jetë e mundur.

Vija kufitare e marrëveshjes së 1977-ës që u arrit në përputhje me Konventën e Gjenevës mbi ligjin e detit(konventa e Montego Bay që prezanton konceptin e ZEE-së u firmos në vitin 1982) mbetet tërësisht e pandryshuar. Ajo nuk zgjatet në veri(Shqipëria) apo në jug(Malta dhe Libia) derisa të arrihet marrëveshja delimituese me vendet fqinje.

Shndërrimi i marrëveshjes së vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental në një marrëveshje për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike mes Greqisë dhe Italisë ishte një nga synimet e politikës sonë të jashtme, një synim që e kemi theksuar që në vitin 2013. Ndaj e konsideroj një sukses që ajo u firmos.

Sigurisht që ky synim ishte vendosur në kontekstin e një politike përfshirëse mbi delimitimin e zonave detare, një politikë përfshirëse e cila përmban kapituj që variojnë ngë vështirësia e mesme, tek e larta deri tek kategoria shumë e vështirë. Delimitimi me Italinë i përket kategorisë së parë, ai me Shqipërinë – por gjithashtu edhe me Egjiptin – i takon kategorisë së dytë, ndërsa delimitimi me Turqinë dhe tani me Libinë i përket kategorisë së tretë.

Në vitin 1977, qeveria e Konstantinos Karamanlis vlerësoi se nënshkrimi i një marrëveshjeje për delimitimin e shelfit kontinental me Italinë – pas krizës greko-turke të vitit 1976,që e detyroi vendin tonë t’i drejtohej OKB-së, por edhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për të firmosur në fund Protokollin e Bernës dhe moratoriumin mbi shfrytëzimin në shelfin kontinental në Egje me Turqinë – ishte provë e prekshme se disa vende fqinje në Mesdhe mundet që të arrinin lehtësisht marrëveshje mbi një delimitim paqësor dhe civil.

Në atë kohë, në mënyrë që delimitimi i shelfit me Italinë të arrihej sa më shpejt, Greqia tregoi fleksibilitet diplomatik duke pranuar efekt të pjesshëm për ishujt Strofades dhe Diapontia si dhe shkëmbimin në disa zona të caktuara. Për këtë arsye ajo e përdori parimin e ekuidistancës në një mënyrë “kreative”. Koordinatat u dakordësuan në një mënyrë që të mos shkaktonin shqetësim te fqinjët(Shqipëria, Libia, Malta). Në atë kohë Italia hyri në një seri marrëveshjesh me vendet fqinje për delimitimin e shelfit kontinental.

Tani, 43 vjet pas asaj marrëveshjeje, 26 vjet pas ratifikimit nga Greqia të Traktatit të Montego Bay mbi Ligjin e Detit dhe shtatë vjet pas ringjalljes sistematike të kësaj çështjeje në vitin 2013, marrëveshja është nënshkruar, duke delimituar në thelb ZEE-në mes dy vendeve, nën kushtet e mirënjohura të tensionit në raportet greko-turke dhe pas në shkrimit të të asntuquajturit Memorandumi i Mirëkuptimit mes Turqisë dhe Libisë në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

E përsëris se ky është një zhvillim i suksesshëm dhe pozitiv. Megjithatë, qëkurse Greqia firmosi marrëveshjen e delimitimit me Italinë në vitin 1977 dhe 2020, duke patur fillimisht parasysh Turqinë dhe sjelljen e saj kudërproduktive që bie ndesh po ashtu me ligjin ndërkombëtar, është e ligjshme, politikisht dhe së fundmi historikisht e domosdoshme të dihet saktësisht balanca e brendshme e marrëveshjes së firmosur.

Së pari, balanca e brendshme e marrëveshjes së vitit 1977, që lidhet me devijimin nga parimi i barazlargësisë dhe parimi i efektit të plotë të ishujve dhe që respekton delimitimet me vendet e tjera fqinje(zonat treshe) është po ashtu e pranishme në marrëveshjen e vitit 2020. Nuk mund të ishte ndryshe. Nëse Greqia do të kërkonte një rinegociim të vijës së delimitimit, nuk do të ishte arritur ndonjë marrëveshje. Megjithatë, në opinionin tim, ajo çfarë duhej përfshirë në marrëveshjen e re është një deklaratë eksplicite se devijimet në marrëveshjen e vitit 1977 mbi efektin e plotë të ishujve në përcaktimin e barazlargësisë janë për shkak të faktit se marrëveshje e vitit 1977 u arrit përpara firmosjes dhe miratimit të Konventës mbi Ligjin e Detit.

Devijimet janë respektuar nga Greqia në kontekstin e parimit pacta sunt servanta, mes vendeve mike dhe partnerë në Bashkimin Europian, por Greqia e konsideron parimin e barazlargësisë dhe të efektit të plotë të ishujve si rregulla të aplikueshëm aën ligjin ndërkombëtar. Kjo deklaratë nuk është përfshirë në marrëveshje dhe në deklaratë e përbashkët e firmosur më 9 qershor 2020, por mund të formulohet në procesin e ratifikmit dhe në fazën kur ajo hyn në fuqi.

Marrëveshja e re u arrit mes një vendi me ujëra territoriale 12 milje të gjera(Italia) dhe një vendi me ujëra territoriale 6 milje(Greqia). Është pra e arsyeshme se kjo marrëveshje e njeh si fakt të drejtën e Greqisë që po ashtu të zgjerojë ujërat territoriale, edhe pse kjo implikon njohjen(qysh tani madje) e të drejtave tradicionale të peshkimit të Italisë në zonën mes 6 milje -12 milje detare, jo vetëm në detin Jon, por po ashtu edhe në Egje. Në fakt, ky rregullim merr formën e një propozimi të përbashkët detyrues të të dy vendve për BE-në që të amendojë rregulloren e rëndësishme të peshkimit të Unionit. Rregullimi është i vlefshëm edhe përpara sesa marrëveshja e re të hyjë në fuqi.

Në kuadrin e deklaratës së përbashkët politike të firmosur në të njëjtën kohë me marrëveshjen, Greqia konsideron të qartë se kufijtë e blloqeve të detit Jon, të parashikuar për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve do të jenë të përputhshëm me vijën delimituese me stë dyja vendeve dhe çdo rregullim i nevojshëm do të duhet të finalizohet përpara ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re.

Së fundmi, ia vlen të vihet në dukje se me këtë marrëveshje, të dyja vendet njohin juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që nuk mund të zgjidhen diplomatikisht apo politikisht, pavarësisht përpjekjeve që bëhen.

Në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, sukseset nuk janë momente dhe ngjarje, por situata që zgjasin e që kërkojnë vëmendje ndaj hollësive dhe largpamësi për dinamikat e tyre. Asgjë nuk është e thjeshtë dhe e dhënë vetiu.

Ndaj ne mund të mbajmë parasysh dy elementë kyç nga marrëveshjet e delimitimit të 1977-ës dhe 2020-ës me miken dhe partneren tonë, Italinë.

Së pari, marrëveshjet e delimitimit kërkojnë negocim dhe fleksibilitet në mënyrë që të arrihet një objektiv kyç, komkretisht paqja dhe stabiliteti në rajon dhe përdorimi i i të drejtave sovrane dhe burimeve të pasurisë, të cilat kur deklarohen në mënyrë retorike për një kohë të gjatë pa rezultate praktike, diskreditohen ose transferohen në sferën e iluzioneve.

Së dyti, ligji ndërkombëtar nuk lejon delimitimin dhe shfrytëzimin e zonave detare pa konsultim, negocim dhe marrëveshje, ose nëse një marrëveshje nuk është e mundshme, pa iu drejtuar një gjykimi ndërkombëtar mes të cilëve më i vlefshmi është ai i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Është megjithatë edhe një element i tretë kyç që po shfaqet nga zhvillimet e muajve të fundit në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe që është përforcuar publikisht për shkak të pandemisë. Koha po ecën shumë shpejt dhe rezervat nënujore hidrokarbure të Mesdheut rrezikojnë zhvlerësimin.

Për këtë arsye ne duhet të mbajmë parasysh të gjithë këta elementë në formulimin e përgjithshëm të politikës sonë për delimitimin e zonave detare, por edhe në formulimin e kuadrit ndërkombëtar dhe rajonal në të cilin duam të zhvillojmë jetën tonë si komb në dekadat që do të vijnë; pa u fshehur te retorika sipërfaqësore, por në respekt të së vërtetës dhe dijes së thellë në çdo aspekt si dhe të dhënave.

Burimi: Kathimerini

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi/Respublica