Kuriozitete Mbijetuan për 33 ditë në një ishull të shkretë vetëm me arra...

Mbijetuan për 33 ditë në një ishull të shkretë vetëm me arra kokosi

Dy burra dhe një grua u shpëtuan nga një ishull i shkretë në Bahamas ku kishin qëndruar për 33 ditë dhe u ushqyen vetëm me arra kokosi për të mbijetuar.

Ata u pikasën rastësisht teksa valëvisnin teshat nga një helikopter i Rojes Bregdetare Amerikane, i cili po kryente një patrullim rutinë në Anguilla Cay, një ishull i pabanuar mes Kubës dhe Florida Keys.

Sipas autoriteteve amerikane, tre të shpëtuarit ishin nga Kuba dhe ata treguan se ishin bllokuar në ishull 5 javë më parë pasi varka me të cilën udhëtonin ishte mbytur.