Kryesore Mbledhja e dy qeverive në Korçë, Rama: Do lehtësojmë procedurat në dogana

Mbledhja e dy qeverive në Korçë, Rama: Do lehtësojmë procedurat në dogana

Në Korçë po mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Mbledhja ka nisur pas mbajtjes së ceremonialit zyrtar të mirëseardhjes për kabinetin qeveritar të Kosovës.

Në nisje të kësaj mbledhje, kryeministri Rama ka bërë një bilanc të arritjeve mes dy vendeve nga mbajta  e mbledhjes së fundit të dy qeverive dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta.

Konkretisht, një pikë kur Rama un ndal ishte lehtësimi i procedurave doganore mes dy vendeve por njëkohësisht përmendi edhe hapjen e zyrës për Kosovën në Portin e Durrësit.

“Janë në zbatim e sipër disa marrëveshje për shkëmbimet tregtare, për heqjen e tarifave, për lehtësimin e procedurave dhe kostove doganore. U lehtësuan ndejshëm te gjitha procedurat e transitit. Po punohen për hapjen e pikave doganore për të lehtësuar transportin e mallrave, ndërkohë që është vendosur edhe pika e gjelbër që lehtëson transportin gjatë stinës së verës.

 Të ulim kohën që qytetarët presin në kufi. Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës së Kosovës, në Portin e Durrësit. Hapja e zyrës në Portin e Durrësit do të shërbejë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me Shqipërinë por edhe me vendet e tjera. Mallrat me destinancion Kosovën do të kryejnë të gjitha procedurat në Portin e Durrësit”, tha Rama.