Aktualitet Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Çfarë masash vendosi

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Çfarë masash vendosi

Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure të lërë në fuqi të gjithë masat aktuale.

“Komiteti bëri një analizë të shifrave dhe në mbledhje kemi vendosur për të vijuar këto masa. Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona. Do të vijojë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, universitetet do të vazhdojnë online. Të gjitha këto masa do të jenë pa afat”, tha Rakacolli, kryetare e komitetit.

Më tej zëvendësministrja tha se nëse do të ketë një përkeqësim të situatës do merren masa më të forta se këto që janë në fuqi deri tani.

Ndërkohë, Tomini u shpreh se masat aktuale po japin rezultat duke sjellë një ulje të lehtë të rasteve të reja.

Vendi po vijon me intensitet të lartë me koronavirus. Incidenca vijon e lartë, kemi kaluar në 347 raste për 100 mijë banorë. Në javën e fundit, kemi një tendencë në ulje. Duhet të theksohet se Tirana mban peshën kryesore, e ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku i Lezhës. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave të fundit”, u shpreh Tomini.