Kryesore Mbrojtja Civile: Temperatura do shkojë -18 gradë, ngrica edhe në bregdet

Mbrojtja Civile: Temperatura do shkojë -18 gradë, ngrica edhe në bregdet

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me situatën me motin e acartë që pritet të pushtojë vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbrojtja Civile shkruan se temperaturat në vend pritet që të zbresin deri më -18 gradë Celsius. Ndërkohë që në Tiranë, termometri do të shënojë deri në -8 gradë.

“Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj” – thuhet në njoftim.