Aktualitet Mbyllen hetimet për ngjarjen në ish-Bllok/ Ish-komandoja nën akuzë për vrasje, për...

Mbyllen hetimet për ngjarjen në ish-Bllok/ Ish-komandoja nën akuzë për vrasje, për çfarë akuzohet partneri i Elvana Gjatës

Ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja tronditëse në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Tashmë  prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor.

“Shqiptarja.com” shkruan se për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.

Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato.

Gjithashtu në këtë çështje i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku  prokuroria ka ngritur akuzën e ‘Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ai nuk është arrestuar ende.