Aktualitet A do mbyllen kazinotë dhe llotot? Preçi: Skeptik, duhet një plan i...

A do mbyllen kazinotë dhe llotot? Preçi: Skeptik, duhet një plan i qartë

Shpërndaje

“Një ndryshim për ligjin lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor e këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuaj, me qenë apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, ne do të kemi një regjim të ri gati”.

Ekspertët e ekonomisë e shohin me skpeticizëm këtë masë, ndërsa shprehen se ka nevojë të filtrohet.

Në një intervistë për TV SCAN, eksperti Zef Preçi thekson se qeveria duhet të ofrojë një plan të plotë dhe jo të mbetet në kuadër deklaratash.

Ndërsa për qytetarët, iniciativa e qeverisë për të larguar kazinotë dhe lotot nga qendrat e banuara shikohet me pozitivitet.

Ligji për lojërat e fatit i cili do të niste zbatimin më 1 Janar 2019 synonte largimin e kazinove elektronike nga qendrat e banuara, ndërsa funksionimin e basteve sportive me distancë 200 metra në vijë ajrore mes tyre.

Por duket se edhe për lotot do të ketë një qasje tërësisht të re.