Aktualitet Mbyllet votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriut, vota e shqiptarëve vendimtare

Mbyllet votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriut, vota e shqiptarëve vendimtare

Janë mbyllur qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut, ku u votua sot për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Pavarësisht frikës për mos arritjen e numrit minimal të detyrueshëm të votuesve, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve atje, pjesëmarrja ka qenë në nivelin 44,5%, çka nënkupton se zgjedhjet janë të vlefshme.

Dy kandidatët kryesorë, Stevo Pendarovski nga partia në pushtet dhe Gordana Silijanovska opozitare, arritën të kalonin raundin e parë me një rezultat thuajse të barabartë.

​Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM. Sipas mediave vendase, nga rezultatet e para që kanë mbërritur kryeson kandidati i shumicës, Pendarovski, me 64% të votave.

Në raundin e parë mori pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave.

Ndaj vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit.