Kryesore Mbyllja e qeverisë amerikane: Çfarë ndodh pas një ”shutdown”-i qeveritar?

Mbyllja e qeverisë amerikane: Çfarë ndodh pas një ”shutdown”-i qeveritar?

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës votoi kundër masave paraprake për financimin e qeverisë duke i hapur rrugën të ashtuquajturit ”shutdown”, thënë ndryshe mbylljes së zyrave administrative federale.

Mbyllja e zyrave administrative federale filloi menjëherë pas mesnate, me orën lokale të Uashingtonit.

Në një veprim kundër kohës, u zhvilluan edhe negociata për mënjanimin e kësaj situate, por pa arritur në asnjë marrëveshje, përpara skadimit të afatit.

Por, çfarë ndodh pas këtij ”shotdown”-i?

Shumë agjenci federale, nga dita e shtunë, nuk janë më të hapura për biznes edhe pse shërbimet esenciale do të vazhdojnë.

Pjesa më e madhe e stafit në departamentet e strehimit, ambientit, edukimit dhe tregtisë do të qëndrojë në shtëpi.

Gjysma e punonjësve të thesarit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe transportit po ashtu nuk do të dalë në punë të hënën.

Parqet kombëtare dhe monumentet mund të mbyllen, dhe kjo pati shkaktuar një reagim të ashpër të publikut gjatë mbylljes së qeverisë të vitit 2013.

Po ashtu edhe procesimi i vizave dhe pasaportave mund të vonohet. Por, shërbimet esenciale që mbrojnë jetën apo pronën do të vazhdojnë, përfshirë sigurinë kombëtare, shërbimet postare, kontrollin e trafikut ajror, shërbimet mjekësore, asistencën për katastrofa, burgjet, taksat dhe elektricitetin.

1 – Ndërkohë që shumë zyra qeveritare, departamentesh dhe agjencish do të mbyllen dhe punonjësit do të jenë me leje, shërbimet themelore do të vazhdojnë.

2 – Punonjësit e domosdoshëm do të mbeten në punë, por pa pagesë.

3 – Një nga shërbimet esenciale që do të vazhdojë është ai i Sigurisë Sociale.

4 – Punnonjësit e Departamentit për Çështjet e Veteranëve do të vazhdojë funksionimin.

5 – Do të vazhdojë gjithashtu edhe Shërbimi Postar.

6 – Tjetër sektor që do të jetë në punë është ai i trafikut ajror, ai i Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA), oficerët e kontrollit dhe agjentët e Ruajtjes së Doganave dhe Kufirit.

7 – Do të mbeten të mbyllura edhe parqet kombëtare, ai Kombëtar Zoologjik si edhe NASA.

”Shutdown”-i i fundit në SHBA ka ndodhur në tetor 2013 lidhur me programin e reformës në shëndetësi, quajtur ndryshe si Obamacare.