Aktualitet Mbytet 45-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Mbytet 45-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Një peshkatar 45-vjeçar dyshohet se është mbytur gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ka dalë për të peshkuar. Mendohet se Stavri Vasilovskit i është përmbysur varka në liqenin e Prespës.

Atje pritet që të shkojnë polumbarët për të bërë kërkimet e nevojshme dhe për të kërkuar trupin e pajetë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.