Aktualitet Me drogë në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Me drogë në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Hidisen Dervishi është arrestuar nga Policia e Lezhës. Autoritetet sqarojnë se 27-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në aksin rrugor Fushë Krujë – Shkodër, por kishte informacione se po transportonte lëndë narkotike.

Pas ndjekjes së 27-vjeçari është bërë i mundur arrestimi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” që drejtohej nga Derbishi, në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë mësohet se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.