Sport Më i bukur seksi me Georgina apo supergoli ndaj Juventusit? Ronaldo nuk...

Më i bukur seksi me Georgina apo supergoli ndaj Juventusit? Ronaldo nuk ka asnjë dilemë…

Cristiano Ronaldo nuk ka dilema, madje jep një përgjigje pa u menduar fare, të sinqertë. Për të, seksi me Georgina Rodriguez qëndron më lart si kënaqësi se goli i tij më i mirë ndonjëherë. 34-vjeçari zbuloi se goli me roveshiatë për ngjyrat e Real Madridit, kundër punëdhënësit të tij aktual, Juventusit, në prill 2018 (në Champions) është më i veçanti. Sidoqoftë, ish-ylli i Manchester United këmbëngulës se asnjë lloj gëzimi tjetër nuk e krahason me “krevatin”, ku “luan” me të dashurën e tij.

Pavarësisht se pranoi në intervistën e tij me Piers Morgan se ai ishte goli i tij më i çmuar, portugezi insistoi se nuk ishte asgjë në krahasim me përvojën “nën çarçafë” me bukuroshen argjentinaso-spanjolle, Georgina Rodriguez, 25 vjeç. Duke qeshur me pyetjen, Ronaldo tha: “Jo, jo, nuk krahasohet me Georgina! Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Kisha shënuar rreth 700 gola të çuditshëm, por nuk e kisha bërë këtë. Mendova: më në fund shënova me roveshiatë në lartësi, duke kërcyer bukur. Fakti se i shënova një portieri si Gianluigi Buffon, kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve, e bën atë golin më të bukur”.

Ronaldo bashkëjeton me modelen 25-vjeçare që nga viti 2016. Superylli portugez ka një vajzë, Alana Martina, me ish-shitësen e dyqaneve në Madrid, ku edhe e njohu, ndërsa po rrisin së bashku edhe tre fëmijët e tjerë të CR7. Kur u pyet nga Morgan në ITV, nëse do të martoheshin, Ronaldo tha: “Ne do të martohemi një ditë, me siguri. Kjo është ëndrra e mamasë time, gjithashtu. Kështu që, një ditë, pse jo? Georgina është e shkëlqyer. Ajo është shoqja ime, bisedojmë për gjithçka. Unë ia hap zemrën dhe ajo bën të njëjtën gjë me mua”.