Aktualitet “Më i forti në Britani”, grupi i shqiptarëve që donte të trafikonte...

“Më i forti në Britani”, grupi i shqiptarëve që donte të trafikonte klandestinë në telashe

Jimmy Marku

“Njeriu më i fortë në Britani” ka qenë pjesë e një grupi që tentoi të trafikonte 17 shqiptarë në Britaninë e Madhe me anë të një anije.

Bëhet fjalë për një ish-kampion të një kompeticioni të quajtur “Strongest man in Britain” (Njeriu më i fortë në Britani) të quajtur Jimmy Marku, i cili është me origjinë nga Shqipëria. 44-vjeçari ka përfaqësuar tre herë Britaninë në finalet e “Njeriut më të fortë në botë”.

Sipas mediave britanike, ai kishte bashkëpunuar sëbashku me vëllain e tij Jetmir Marku, 35 vjeç dhe Alex Sefollin, 39 vjeç. Ata dolën para gjykatës dhe mësohet se qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të rregullta. Jimmy Marku ka lindur në ish-Jugosllavi, ndërsa Jetmiri dhe Sefolli në Shqipëri.

Jetmir Marku

44-vjeçari ka pranuar fajësinë në Prill për komplot për të lehtësuar emigrimin e paligjshëm, sëbashku me një australian, i cili është arrestuar tashmë. Në fakt, ky i fundit u kap më 23 Maj të 2016-s në “Chichester Marina” ku në anije iu zbuluan edhe 17 shqiptarët.

Prokurori i çështjes, Chroistopher Amis është shprehur se anijen e bleu Sefolli, për shkak të problemeve financiare që kishte. I riu shqiptar zotëronte një restorant në Northampton, por kishte falimentuar. Juria dëgjoi se ai e kishte blerë anijen për 13.500 paund.

Nga ana tjetër, dy vëllezërit Marku akuzohen edhe për lehtësim të emigrimit ë paligjshëm dhe akomodim për tre emigrantë të tjerë në Qershor të 2017-s, por këto dy akuza i mohojnë të dy.