Bota “Më ka ftuar Putin”, Trump mendon të shkojë në paradën madhështore të...

“Më ka ftuar Putin”, Trump mendon të shkojë në paradën madhështore të Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump vazhdon të surprizojë me disa nga deklaratat e tij. Trump deklaroi sot se po merr seriozisht parasysh ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën madhështore në Ditën e Fitores, festë kjo që zhvillohet në 9 maj dhe kujton fitoren e Rusisë dhe aleatëve ndaj forcave nazi-fashiste.

Parada është tradicionalisht edhe një mjet i fuqishëm i propagandës ushtarake të Kremlinit, që përfiton nga vëmendja e opinionit publik dhe asaj mediatike për të “treguar muskujt” me risitë më të avancuara të industrisë ushtarake ruse.

“Jam i nderuar nga ftesa, dhe po mendohem”, deklaroi Trump, i cili gjithsesi shtoi se parada “bie në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale”, gjë që mund të pengojë praninë tij, që do të ishte një ngjarje historike.