Bota Me kapuç, streçe dhe kambale, Meghan Markle nis jetën e re në...

Me kapuç, streçe dhe kambale, Meghan Markle nis jetën e re në Kanada (FOTO)

Pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore dhe heqjes së statusit të tyre mbretëror, Meghan Markle, Princ Harry dhe djali i tyre, Archie Harrison kanë nisur zyrtarisht jetën në Kanada.

Larg fustaneve poshtë gjurit ose pak sipër gjurit, larg takave që s`iu ndanë as në ditët e fundit të shtatzënisë. Meghan mori Archie-n, dy qenushët e saj dhe dolën shëtitje në Vancouver. Vuri një kapuç, veshi kambale, streçe dhe shijoi xhiron.

Paparacët e kanë fotografuar dukeshën duke shëtitur dhe dukej shumë e qetë dhe e përshtatur me vendin.

Gjithashtu, drejt Kanadasë ka udhëtuar edhe Harry, i cili ka përfunduar të gjitha angazhimet e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është bashkuar familjes së tij.