Aktualitet Me kokainë dhe kanabis, kapet shqiptari në Itali

Me kokainë dhe kanabis, kapet shqiptari në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni anti-drogë ditën e djeshme në Scicli.

Shqiptari u arrestua sapo zbriti nga autobusi që ishte nisur nga Roma. Ai është Emiljan Korreshi 23 vjeç. Në çantë ju gjetën 5 kilogramë marijuanë dhe 30 gram kokainë.

I riu u arrestua në flagrancë për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia italiane thotë se nga droga do të përfitohej 50 mijë Euro nëse do të shitej me pakicë.